Shteti amerikan miraton ligjin kundër abortit

11:40 | 15/05/2019

Në Alabama është miratuar ligji kundër abortit, sipas të cilit ai ndalohet dhe në rast përdhunimi apo incesti. I vetmi rast që lejohet është ai kur jeta e nënës është në rrezik. Doktorët që marrin përsipër të bëjnë abort mund të dënohen deri në 99 vjet burg.

Pas miratimit të senatit, parlamenti i shtetit amerikan të Alabamës miratoi ligjin i cili ndalon abortin, në çdo situatë, edhe në rast përdhunimi apo incest.

I vetmi përjashtim i mundur është nëse nëna është në rrezik për jetën. Për mjekët të cilët marrin përsipër të kryejnë abortin në Alabama, parashikohen deri në 99 vjet burg.

Ligji për të cilin mungon vetëm firma e guvernatores, republikanes Kei Ivej, përfaqëson një sulm të vërtetë ndaj vendimit “Ro kundër Uejd” me të cilin gjykata e lartë amerikane në vitin 1973 ligjëroi abortin në nivel federal. Guvernatorja nuk është shprehur publikisht për rastin por janë të shumtë ata që presin që ajo ta firmosë këtë ligj. Dhoma e deputetëve të Alabamës e ka miratuar këtë ligj muajin e kaluar./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono