Shtëpia e Bardhë letër Kryeministrit Zaev: Ju sigurojmë mbështetje

12:28 | 14/10/2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka pranuar një letër nga Shtetet e Bashkuara. Në të, nënpresidenti Pence siguron Shkupin për mbështetje të vazhdueshme.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence i dërgoi një letër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilën ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme në këtë moment vendimtar për vendin. Në letrën e tij, nënpresidenti Pence vlerëson angazhimin për arritjen e marrëveshjes, ndërsa thekson se 90 për qind e atyre që votuan në referendum e miratuan marrëveshjen e Prespës dhe në këtë mënyrë kanë konfirmuar angazhimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë angazhimin tuaj për siguri dhe stabilitet më të madh në rajon. Të jeni të sigurt për mbështetjen time të vazhdueshme në këtë moment vendimtar për vendin tuaj”, thuhet në letër.

Ndër të tjera, Pence thotë se është nder për të, të takohet me kryeministrin Zaev më 20 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Gjithashtu vlerësoi mundësinë për të diskutuar me shefin e qeverisë së Shkupit, implementimin e Marrëveshjes së Prespës. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono