Shqiptari vritet në burg, Robert Goro jep detaje nga Greqia

15:18 | 14/01/2019

Një shqiptar u vra këtë të hënë në burgun e Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve të para Arbër Bako u vra pas disa goditjeve me thikë. Mirëpo Bako nuk ëshatë një emër i panjohur i kronikës së zezë në Greqi. Ai është autori i një ngjarje të rëndë në zonën e Pireut ku hapi breshëri kallashnikovi drejt një lokali duke plagosur 15 persona. Gazetari i Abc News në Greqi Robert Goro dha detaje të tjera.

“Ai është skeduar që në vitin 2014 kur shtiu në një bar në zonën e Pireut duke plagosur 15 persona. Bako karakterizohej si një person tepër i dhunshëm ndërkohë që krahas vrasjes së avokatit Zafeiropulos, emri i tij ishte përmendur në tentativën e vrasjes së një avokati tjetër. Me këtë rast Bako u dënua me 23 vjet burg. Bako vinte në Athinë meqë këtu fillon një seancë tjetër e gjyqit për vrasjen e avokatit Zafeiropulos. Duket që personat që e kishin urdhëruar vrasjen sepse Bako thjesht ishte porositës, dhe donin të zhduknin avokatin ndoshta kanë dashur të zhdukin dhe Arbër Bakon që të mos flasë në gjyq. Një tjetër version që hedhin mediat greke është se ishte një grup kundërshtar në burgun e Koridhalosit dhe në momentin që Bako ka shkuar në burg dhe e kanë futur në qeli e kanë vrarë”, tha Goro.

Bako u arrestua në Nëntor të vitit 2014, pas të shtënave me armë në një bar në zonën bregdetare, ku u plagosën 15 persona. Krahas kësaj, ai u akuzua dhe për një vrasje në tentativë ndaj një avokati grek, po në vitin 2014./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono