Shqiptari plagos veten

18:40 | 14/04/201918:400

Një 39-vjeçar shqiptar në Itali ka lënduar plagosur veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Piane di Montegiorgio, pasi shqiptari i kishte ngulur thikën vetes në bark.

Familjarët të alarmuar menjëherë kishin kërkuar ndihmë dhe në vendngjarje kishte arritur ambulanca dhe një patrullë policore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Në momentin kur stafi mjekësor kishte arritur në banesë kishin konstatuar se shqiptari kishte qenë vigjilent. Por gjatë transportimit për në spital gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Aty ishte dashur ndërhyrja e një helikopteri për ta dërguar më shpejt në spital. Aktualisht ai ndodhet në urgjencën e Spitalit Torrette në Ancona, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono