Shqiptari “mbreti i floririt” në Londër

19:21 | 18/04/201919:210

Një 42-vjeçar shqiptar, ka dalë sot para një gjykate në Britani. Ai dyshohet si i “mbreti i floririt” në Londër, i akuzuar për vjedhje bizhuterish me vlerë mbi 500 mijë paund.

Media britanike Daily Mail raporton se bëhte fjalë për Asdrit Kapaj. Shqiptari akuzohet se ka hyrë në shtëpi private në rrethina të pasura të Londrës jugperëndimore, mes viteve 2008 dhe 2018.

Kapaj është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai  doli këtë të enjte para Gjykatës së Magjistratëve të Wimbledonit, ku u njoh me akuzat për 18 vjedhje bishuterish dhe dy tentativa vjedhjeje. Raportohet se vlera e sendeve të vjedhura arrin deri në 542 mijë paund.

Në fletëakuzë thuhet se në një grabitje të vetme janë marrë bizhu, vlera e të cilave arrinte 371.855 paund. Kjo grabitje besohet të këtë ndodhur 24-27 Shkurtit të vitit 2017, në Atherton Drive të Wimbledonit. Kapaj, i cili banon në Altrincham, Greater Manchester, u prononcua vetëm në konfirmimin e gjeneraliteteve të tij.

“Ai është akuzuar në vazhdën e një hetimi të specializuar të policisë, që shqyrtoi një seri vjedhjesh, veçanërisht në zonat e pasura të Wimbledonit. I pandehuri shënjestronte zona specifike dhe vjedhjet kryheshin vetëm netën, mes orës 19 të darkës dhe 5 të mëngjesit. Ai bënte kërkime të imtësishme kur hynte në shtëpi, e pasi merrte ç’kishte për të marrë i linte gjërat në pozicionin e mëparshëm, duke bërë që viktimat të mos zbulonin se ishin vjedhur. Ai kërkonte veçanërisht bizhuteri dhe para”, tha prokurorja Mary Atera.

Akuzat më të fundit të ngritura ndaj Kapajt, i dënuar edhe më herët për vjedhje, do të bashkohen me shkeljet që do t’i komunikohen nga një tjetër gjykatë. Ndërsa seanca e radhës ndaj tij do mbahet më 24 Prill./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono