Shqiptari “i rrezikshëm” dhe “bos i mafies” vendoset nën mbikqyrje maksimale

13:22 | 29/08/201913:220

I quajtur Ismail Rebeshi, shqiptari i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe organizatë kriminale të tipit mafioz ka ndërruar 3 burgje brenda 10 muajve.

Arrestimi i tij u krye në janar së bashku me 12 persona të tjerë, pjesë e një bande kriminale të tipit mafioz.

Me sa duket rrethanat kanë qenë të atilla sa që autoritet e burgut në Tolmezzo, ku ai kishte qëndruar pothuajse gjashtë muaj, kanë qenë të detyruar të kryejnë transferimin e tij në burgun e Cuneo.

Nën mbikëqyrje maksimale, pa komunikim me të burgosur të tjerë, vetëm dy orë në ajrim dhe izolim total.

Në këto dhjetë muaj, Rebeshi ka ndryshuar tre burgje.  Në nëntor në Mammagialla ku ishte dënuar për droge, në shkurt u transferua në Tolmezzo pas arrestimit si pjesëtar i një organizate kriminale dhe në gusht u zhvendos në Cuneo.

Transferimi Rebeshit ka zënë në befasi edhe avokatin e tij, i cili tha se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij si avokat:

Në kaq shumë vite që bëj këtë punë kurrë nuk kam patur të bëjë më një situatë. Kam bërë një ankesë lidhur me këtë çështje”, tha avokati mbrojtës i Rebeshit.

Pse është transferuar kaq shpesh në kaq pak kohë Rebeshi, mbetet një mister edhe për avokatin.

Ismail Rebeshi dhe Giuseppe Trovato konsiderohen nga autoritetet italiane, si dy bosët e bandës mafioze që për dy vite u bë tmerr në Viterbo.

Shqiptari për hetuesit, nuk është vetëm shefi i mafies në këtë zonë, por konsiderohet gjithashtu një nga trafikantët më të rrezikshëm të narkotikëve në Italinë Qendrore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono