Shqiptari gjen foton e këmbës së prerë në paketën e cigareve

16:04 | 18/07/201916:040

Një shqiptar 60 vjeç, i cili aktualisht jeton në Francën lindore, tha se ishte i tronditur, pasi ka parë fotografinë e këmbës së tij të amputuar, që ishte përdorur në paketat e cigareve, pa marrë më parë lejen e tij.

Fotografia me këmbën e tij të amputuar, shfaqet në paketën e cigareve me mesazhin:

“Pirja e duhanit dëmton arteriet”.

Shqiptari i cili aktualisht jeton në Metz, bëri me dije se e ka humbur këmbën e tij për shkak të një sulmi në Shqipëri në vitin 1997 dhe jo si pasojë e pirjes së duhanit. Menjëherë pasi konstatoi këtë fakt, ai njoftoi avokatin e tij.

Ky i fundit kontaktoi me Komisionin Evropian për të mësuar se cfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Shqiptari e kishte mësuar këtë fakt nga i biri i tij, 1 vit më parë. Djali i 60 vjeçarit, kishte blerë rastësisht në Luksemburg, një paketë cigaresh ku mbi të, shihej një foto e një këmbe të amputuar. Pasi mori paketën e cigareve në shtëpinë e tij, babai i tij, e vuri re foton dhe i habitur tha se, ishte foto e këmbës së tij.

60 vjeçari u shqetësua kur pa foton e këmbës së tij që po përdorej nga kompanitë e cigareve.

Është ende e pabesueshme që një person të përfundojë në paketat e cigareve nga Bashkimi Europian pa pëlqimin e tij, klienti im është i tronditur sepse ky amputim nuk ka absolutisht të bëjë me një problem që lidhet me duhanin, por ka ardhur si rezultat i një agresioni në vitin 1997, në Shqipëri. Klienti im ndihet i tradhëtuar, i lënduar në dinjitetin e tij, duke parë paaftësinë e tij në paketimet e cigareve në të gjithë dyqanet e duhanit, duhet pranuar se nuk është shumë e këndshme “, tha avokati i shqiptarit Antoine Fittante.

Avokati Antoine Fittante, siguron se:

Nuk do të kemi probleme të provojmë se kjo është këmba e klientit tim“, tha avokati, ndërkohë që ka nisur nga puna, për të verifikuar, se si arritën fotot e klientit të tij, në Komisionin Europian, i cili është përgjegjës për shpërndarjen e këtyre imazheve, në gjithë BE-në.

Sipas 60 vjeçarit shqiptar, fotografia është marrë nga një spital i qytetit ku ai jeton, kur kishte shkuar të vizitohej, për të parë nëse mund të pajisej me gjymtyrë proteze për këmbën.

“Përdorimi i imazheve të personave me aftësi të kufizuara në vendet e BE-së, normalisht botohen me pëlqimin e vetë personit, por që në këtë rast nuk ka ndodhur kështu”, shkruan një e përditshme franceze./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono