Shqiptari bën vjedhjen e pazakontë

18:48 | 30/09/2018

Një vjedhje e pazakontë është parandaluar në tentativë nga autoritetet italiane, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.

28-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat, u përpoq të vidhte kamionin e plehrave.

Por policia u vu menjëherë në ndjekje. Ngjarja ndodhi në Ragusa dhe patrullat u njoftuan nga punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët po punonin ato momente.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari sapo kishte kuptuar që nuk mund të vazhdonte më me kamionin pasi ishte bllokuar nga autoritetet, e braktisi dhe u mundua të arratisej në këmbë.

Por arratia zgjati vetëm pak minuta pasi ai u kap nga agjentët. Tani, 28-vjeçari është dërguar në qelitë e burgut të Ragusa-s për akuzat e vjedhjes dhe ndërprerjes së shërbimit publik./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono