Shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë në BE

15:07 | 09/04/201815:070

Shqiptarët renditen të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat janë publikuar nga instituti i statistikave ndërkombëtare Eurostat sipas të cilit më së shumti shqiparët kanë zgjedhur Italinë dhe Greqinë për të jetuar.

Shqiptarët po ia dalin të bëhen  qytetarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se vendi ynë renditet i dyti në botë pas marokenëve që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e Bashkimit Evropian  në vitin 2016.

Numërohen 67, 500 shqiptarë, 97 përqind e të cilëve kanë marrë nënshtetësi italiane ose greke.

Në Itali shqiptarët renditen të parët krahasuar me shtetet e tjera, pasi ata kanë arritur të marrin 18.3% të të gjithë pasaportave që shteti fqinj ka dhënë për të huajt, ndërsa në vend të dytë ishte Maroku, me 17.5% dhe rumunët me 6.4%.

Edhe në Greqi, numri më i madh i pasaportave, konkretisht  86% e tyre janë dhënë për shqiptarët, 1.5% pë ukrainasit dhe 1.2% për rusët.

Sipas Eurostat, në vitin 2016, rreth 995,000 persona kanë fituar shtetësinë në një Shtet Anëtar të Bashkimit Europian nga 841,000 në vitin 2015 dhe 889,000 në vitin 2014. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono