Shqiptarët po martohen të rinj

15:37 | 18/06/2019

Gjatë 2018 kanë lidhur martesën 23 mijë e 104 çifte, krahasuar me 22 mijë e 641 çifte në 2017. Sipas INSTAT ka një tendencë në rritje të atyre që martohen të rinj, por nga ana tjetër edhe sociologët rendisin disa nga faktorët social-kulturor për institucionin e martesës. 

Më shumë të rinj shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas INSTAT, rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se në 2017, ku numri i martesave ishte 22,641.

Sociologët japin edhe disa nga arsyet për këtë lloji trendi të martesave tek të rinjtë shqiptarë gjatë viteve të fundit

“Lindin edhe pikëpyetje që si është e mundur që krahasuar me një vit më parë, mosha e martesës së të rinjve shqiptarë është ulur me 1 vit. ndoshta jetesa e lidhur në një martesë mund tu krijojë premisa për një cilësi jete më të mirë së bashku. një arsye e dytë mund të lidhet edhe me një faktor të trashëgueshëm kulturor sipas të cilit, veçanërisht vajzat kanë më shumë merakun për të vrapuar drejt institucionit të martesës, ndoshta njohjet që fillojnë më herët e kryejnë ciklin fillestar më shpejt se të tjerët dhe këto lloj çiftesh përshpejtojnë hapin drejt institucionit të martesës”,tha Entela Binjaku, sociologe.

Nga ana tjetër sociologët shprehen se faktori i moshës shpesh luan rol edhe sa i përket numrit të divorceve

“Ne kemi parë që brenda 5 vjecarit të parë sidomos, pas martese, numri i cifteve që i janë drejtuar gjykatave për zgjidhje është i lartë. po të shikojmë faktorët se cilët i kanë cuar drejt divorcit, aty nuk renditet mosha e re por shumë herë ka ndodhur që martesat e krijuara mes të rinjve shumë të rinj në moshë mund të kenë rritur premisën që ky cift shumë shpejt të ezaurojë mjaft nga pritshmëritë që ka pasur për martesën në momentin që i është drejtuar asaj që të shkojë drejt zgjidhjes”, bën me dije sociologia.

Sipas raportit të INSTAT tek femrat, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për femrat, e cila është 25,5 vjeç, nga 26.5 vjeç në 2017. Ndërsa për meshkujt  54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Pra 30.2 vjeç është mosha mesatare e martesës për meshkujt sipas INSTAT./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono