Shqiptarët “grupi i florinjtë” në Itali

09:41 | 26/04/2019

Tre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Itali, si anëtarë të një bande kriminale përgjegjëse për 66 grabitje në verilindje të vendit. Vlera e sendeve të grabitura shkon në 2 milion euro

Policia e Pordenones arrestoi anëtarët e një bande kriminale, tre shtetas shqiptarë, të specializuar në grabitje vilash dhe banesash në verilindje të vendit. Tre shtetasit shqiptarë, kanë kryer 66 grabitje në provincat e Pordenones dhe Trevizos. Vlera e sendeve të vjedhura shkon në dy milion euro, përfshirë bizhuteri, ora dhe ar.

Grabitjet kanë nisur në dhjetor të 2018-ës. Të arrestuarve u janë gjetur pistoleta dhe municione, dhe sipas policisë ata po përgatiteshin për grabitje të tjera në zonë

Policia italiane gjithashtu zbuloi se një pjesë e mirë e parave transferoheshin në Shqipëri ku investoheshin dhe ricikloheshin. Pronarëve të grabitur u janë kthyer shumë bizhuteri me vlerën e qindra mijëra eurove./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono