Shqipëria dhe Kosova me ofertë të përbashkët turistike

16:16 | 10/08/2018

Në korrik numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 17%. Këtë e bëri të ditur ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, pas takimit me homologun kosovar me të cilin bisedoi për një ofertë të përbashkët turistike.

 

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një ofertë të përbashkët turistike. Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ka rënë dakord me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, gjatë nje takimi ne Prizren.

“Ne jemi për bashkëpunim sidomos me shtetin shqiptar, sepse ka mundësi për fushën e bashkëpunimit edhe sa i përket turizmit. Biseduam që në fillim të sezonit së vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe t’i japim një mesazh dhe t’i ftojmë të gjithë turistët të na vizitojnë dhe se ka shumë vend për të na vizituar edhe turistët nga shteti shqiptar”.

Ministrat ndanë edhe zhvillimet e fundit të sezonit turistik në Shqipëri. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i tregoi homologut kosovar për rritjen e numrit të pushuesve nga Kosova.

“Kemi një besnikëri të shkëlqyer të familjarëve për të vizituar bregdetin shqiptar dhe ata me këtë besnikëri kanë përzgjedhur sivjet bregdetin shqiptar. Në Shqipëri 600 mijë familjarë kosovarë që kanë hyrë nga 1 janari deri më 1 korrik sikurse vitin e kaluar, pavarësisht kushteve atmosferike që kanë qenë shumë të këqija. Në Shqipëri ka një shtim prej 17 për qind nga viti i kaluar”.

Gjatë vizitës së tij në Prizren, ministri Klosi u takua edhe me kryetarin e Komunës së Prizrenit me të cilin bisedoi për shkëmbime të mëtejshme në fushën e turizmit dhe përgatitjen e një ofertë të përbashkët për veriun e Shqipërisë dhe juglindjen e Kosovës./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono