Shqipëri-Kosovë, firmoset bashkëpunimi për ujësjellës-kanalizimet

11:49 | 08/11/2018

Në kuadër të reformës dhe mirëmenaxhimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri dhe Kosovë, ministri Damian Gjiknuri dhe homologët e tij të Kosovës firmosën memorandumin e bashkëpunimit mes dy vendeve për këtë sektor i cili ka mbartur mjaft problematika ndër vite.

Shqipëria dhe Kosova firmosin memorandumin e përbashkët përmes së cilit dy vendet do të shkëmbejnë përvojën e tyre me synim mirëmenaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Marrëveshja u firmos nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri me homologët e palës kosovare gjatë një konference të përbashkët të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij ministri Gjiknuri theksoi se duhet të mirëmenaxhojmë sa më mirë sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: “Ajo për ç’ka edhe ne kemi rastin të nënshkruajmë një marrëveshjë ka të bëjë me mirëmenaxhimin, që të administrojmë siç duhet ujin dhe të kemi njerëz profesionistë që dijnë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme për sa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi më 7 milionë euro më shumë vitin e fundit.”

Sipas ministrit Gjiknuri, në kuadër të reformës së ujit është bërë e mundur që në periudhën 9-Mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe janë nënshkruar 37 mijë kontrata të reja. Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka vuri theksin tek nevoja për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave në menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve për të dyja vendet. Shqipëria renditet si vendi i parë në rajon që ka formalizuar programin për trajnimin dhe certifikimin e stafeve të ujësjellës-kanalizimeve në kuadër të reformës së ujit./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono