Shqetësimi social-politik i njeriut të kohëve moderne përmes artit të Viktor Ferrajt

20:50 | 01/11/201920:500

Artisti Viktor Ferraj prezantohet kësaj here para publikut me një teknikë mikse që e ka lejuar të rrëfejë copëzat e ditarit të tij me mjete të varfra.

Ekspozita “Gjurmët e figurës” ka nisur si një libër shënimesh, ku artisti sjell krahas bukurisë estetike edhe mesazhe të forta social politike, si ironizimi me teknologjinë apo urbanizim pa  kriter e cila pasqyrohet me një gjuhë paksa absurde.

Këto punë janë realizuar në një miksim teknikash dhe vështirësia qëndron në krijimin e raporteve.

Punët sjellin një mori imazhesh të pandara në gjini, por që janë shqetësime të njeriut të kohëve moderne.

Shpesh tablot ndahen edhe me disa skulptura për të  treguar edhe interferencat nga njëri medium te tjetri.

Imazhi dhe veprimi ndërlidhen në këtë ekspozitë nëpërmjet gërryerjes së kohës, thekson artisti.

Synimi kryesor i kësaj ekspozite është ajo çfare mbetet brenda një imazhi kur koha dhe njerëzit kalojnë mbi të. Artisti sjell  një përmbledhje të punëve të tij, në pikturë dhe në skulpurë, punë të realizuar në  dhjetëvjeçarë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono