“Shpik” një takim me Putin/Jep dorëheqjen ministri i jashtëm holandez

11:20 | 14/02/2018

Një takim imagjinar me Vladimir Putin i ka kushtuar postin ministrit të jashtëm holandez. Halbe Zijlstra dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte gënjyer rreth një takimi me presidentin rus. Zijlstra pretendonte se kishte qenë i pranishëm në një takim në vitin 2006, gjatë të cilit presidenti rus Putin sipas tij kishte thënë se i konsideronte Biellorusinë, Ukrainën dhe Baltikun si pjesë e një Rusie të madhe. Por të martën ministri pranoi se nuk ka qenë i pranishëm në takim dhe se e kishte dëgjuar këtë histori nga persona të tjerë që kishin marrë pjesë. Me një zë të emocionuar ai konfirmoi dorëheqjen e tij si ministër i jashtëm në dhomën e përfaqësuesve në Hagë. Ai foli shumë shkurt duke shmangur që deputetët të nisnin debatet.

“Holanda meriton një ministër jashtë çdo dyshimi. Do të kisha dashur që ministria ime të ishte ndryshe. Është gabimi më i madh që kam bërë ndonjëherë në karrierën time dhe nuk shoh asnjë mundësi tjetër përveçse t’i dorëzoj dorëheqjen Mbretit.”

Tashmë ish ministri i jashtëm përfundoi deklaratën duke thënë se e kishte marrë vendimin me shumë keqardhje./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono