Shpërthimi me tritol në Dibër, zbardhen pistat e hetimit

14:30 | 09/11/201914:300

Një ndër pistat që po hetohet për shpërthimin me tritol që ndodhi një ditë më parë në Maqellarë është ajo e hakmarrjes. Pronarit të shtëpisë një vit më parë i kanë vrarë djalin e tij, ngjarje e cila ka mbetur pa autor. Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer me telekomandë.

Policia e Dibrës dhe ekspertë të lëndëve plasëse po hetojnë për zbardhjen e shpërthimit të një sasie tritoli në murin e stallës së Gazmir Kosiqit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Maqellarë të Dibrës.

Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer me telekomandë, kjo pasi në momentin e shpërthimit djali i tretë i familjes Ismail Kosiqi ka qenë duke kaluar aty pranë për të ushqyer bagëtinë.

Nga shpërthimi Ismaili ka pësuar disa gërvishtje gjatë largimit  nga blloqet e betonit, si dhe janë lënduar 4 mushka .

Policia po heton në disa pista, ku ndër më kryesoret është ajo e hakmarrjes.

Kujtojmë se një vit më parë në 20 mars 2018 u vra djali i madh Elsi Kosiqi 32 vjeç në oborrin e shtëpisë, vrasje e cila ende është pa autor./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono