Shpërthimi i Ebolës: Ruanda rihap kufirin me Kongon

21:00 | 01/08/2019

Ruanda e rihapi kufirin me Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i Ebolës ka marrë mbi 1,800 jetë njerëzish gjatë vitit të kaluar.

Kufiri u mbyll për disa orë, pas konfirmimit të rastit të tretë me virusin Ebola në qytetin kufitar të Kongos, Goma.

Në Goma tashmë kanë vdekur dy njerëz nga Ebola.

Është ky shpërthimi më i keq i Ebolës në historinë e Kongos, ku së paku 2,700 njerëz janë infektuar me të.

Trajtimi i sëmundjes është komplikuar nga konflikti në rajon.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 12 raste të reja me Ebola raportohen çdo ditë në Republikën Demokratike të Kongos.

Javën e kaluar, OBSH-ja e shpalli shpërthimin e Ebolës emergjencë globale shëndetësore, por paralajmëroi kundër përpjekjeve për të ndaluar virusin duke mbyllur kufijtë ose duke kufizuar udhëtimin apo tregtinë.

Presidenca e Kongos e kritikoi më herët vendimin e Ruandës për mbylljen e kufirit, duke thënë se ai bie ndesh me këshillat e OBSH-së.

Ministrja e Shëndetësisë e Ruandës, Diane Gashumba, tha se qeveria e këtij vendi e ka intensifikuar monitorimin ndërkufitar, duke i këshilluar qytetarët që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme në Goma të Kongos.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve. /REL


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono