Shpërthim tritoli në një garazh në Shkodër


08:23 | 14/02/2018

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në Shkodër, rreth mesnatës, por për fat nuk pati dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, të këtij qyteti.

Lënda eksplozive ishte vendosur në qepenin e garazhit, në katin e parë të banesës tre katëshe, në pronësi të shtetasit S. K. 62 vjeç.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i  kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen

Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono