Shpërthejnë bombolat e gazit, tre të plagosur në Durrës e Lushnje

12:57 | 20/01/202012:570

Tre persona u plagosën brenda pak orësh në Lushnje dhe Durrës si pasojë e shpërthimeve nga bombolat e gazit në banesë dhe biznes.

Fillimisht u raportua se në Lushnjë,  si pasojë e shpërthimit të një bombole në një një biznes, janë plagosur dy pronarët. Ngjarja ka ndoodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Dushk të Lushnjes. Mësohet se një nga të plagosurit është shtetasi  Iljaz kurti 74 vjeç, ndërsa deri më tani nuk ka informacion në lidhje me gjendjen shëndetsore të të plagosurve.

Një tjetër bombol gazi ka shpërthyer këtë të hënë duke plagosur një tjetër e moshuar. Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono