Shpërndanin drogë në shkolla, në pranga 3 persona


11:47 | 17/04/2018

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Mësohet se Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç, Xhulio Koprencka, 23 vjeç .

“Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva” kryesisht pranë shkollave 9 vjeçare në zonën e “21 Dhjetorit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Fillimisht, është arrestuar 25-vjecari Gentian Kurti. Në momentin e ndalimit nga policia në rrugën “Babe Rexha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 copë qesesh farmaceutikë me kanabis gati për hedhje në treg.

Më pas është kryer kontroll në banesën që kishin marrë me qira Kurti, Banos dhe Koprenckës. Dy të fundit merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike të cilën e ndanin në doza. Aty iu është gjetur 801 gramë bimë kanabis sativa si dhe një peshore elektronike.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono