Shpërndahen certifikata për maturantët në Bulqizë, AlbChrome investoi për ngritjen e shkollës

16:56 | 06/07/201816:560

Në Bulqizë shpërndahen çertifikatat e nivelit të tretë, për brezin e parë, të 33 maturantëve të gjimnazit të mesëm profesional të Gjeologji-Minierave në Bulqizë. Një kontribut të madh për ngritjen e shkollës dhe përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në këtë fushë jep kompania AlbChrome.

Gjimnazi i arsimit të mesëm profesional, të Gjeologji-Minierave në Bulqizë ka shpërndarë 33 certifikata të nivelit të tretë, për brezin e parë të maturantëve të kësaj shkolle, që arrijnë të diplomohen në profilin e tyre, në qytetin e njohur për mineral nxjerrjen e kromit. Takimin e organizuar me këtë rast, e përshëndeti Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punës, Elira Demiraj. Për kryebashkiakun Melaim Damzi në të ardhmen do të vazhdohet me të tjera certifikime profesionale edhe në fusha të tjera, siç është ajo e turizmit malor.

Deri katër vjet më parë, në Bulqizë askush nuk ishte kujdesur për të ngritur një shkollë të tillë profesionale, që lidhet direkt me trajnimin dhe punësimin, fill pas përfundimit të mësimeve. Por tashmë në ngritjen e shkollës së mesme profesionale të Bulqizës, një kontribut të madh ka dhënë kompania shqiptare AlbChrome, e cila është kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën, apo duke mundësuar edhe pagesën e disa profesorëve.

Një nga profilet në minierë, ku pritet të angazhohen të rinjtë, është ajo e vagonistit armator, për të kaluar më pas në pozicionin e teknikut të minierës, që është edhe pozicion drejtues në nëntokë. AlbChrome, në vijim të traditës për t’i kushtuar rëndësi veç punësimit rinor edhe çështjeve sociale, është zotuar se studenti i parë që do të arrijë të regjistrohet në Universitetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë, do të mbulohet me bursë studimi nga vetë kompania./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono