Shpallet fituesi në garën për koncesionin e aeroportit të Kukësit

13:00 | 11/01/2019

Një bashkim i dy operatorëve ekonomike shqiptare ka fituar garën për të marrë me konçesion aeroportin e Kukësit për 35 vitet e ardhshme. Një investim rreth 8 milionë euro parashikon rehabilitimin dhe vënien në funksion të këtij Aeroporti, të ndërtuar 13 vjet më parë.

Aeroporti i Kukësit do të rehabilitohet dhe bëhet funksional nga një bashkim shoqërish shqiptare. Ministria e infrastructures dhe energjitikes ben te ditur se ka mbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin në garën e dhënies me koncesion/Partneritet Publik Privat të Aeroportit të Kukësit.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k., me vlerë investimi gati 8 milionë euro, është identifikuar nga komisioni si oferta e suksesshme.

Ky bashkim operatorësh ekonomike, në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve, do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë për transportuesit me kosto të ulët, duke qenë se nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Pas  hapjes së ofertave,  Komisioni i dhënies me koncesion konstatoi se kishte paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një bashkim operatorësh ekonomike, ndërsa operatorët të cilët kishin marrë më parë bonusin prej 8% të pikëve nuk ishin paraqitur në këtë garë.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua nga kompania Al-kharafi nga Emiratet e bashkuara Arabe, që kishte përfaqësuesin e saj në Shqipëri.

Ndërtimi i tij filloi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005.  Pas përfundimit të ndërtimit në 2016 ne aeroportin e Kuesit u instaluan pajisjet e navigimit. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono