Shpallen “Nderi i Bashkisë Mat” tre punonjësit e vrarë

20:51 | 11/10/2018

Tre punonjësit e Bashkisë së Matit të vrarë sot në fshatin “Shlli” janë shpallur “Nderi i Bashkisë Mat”. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak, që vendosi gjithashtu uljen në gjysmështizë të flamurit bashkiak.

Këshilli i Bashkisë së Matit u mblodh pasditen e sotme pas krimit të rëndë që tronditi qytetin.

Tre punonjësit e Bashkisë u vranë në krye të detyrës për shtrimin e një rruge në fshatin Shëlli. Ata u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga banori Kujtim Koxha, pas një debati që patën mes tyre.

Punonjësit që u vranë janë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci, ndërsa u plagos Astrit Hani.

Deklarata e Këshilli Bashkiak Mat

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur  me datë 11.10.2018 ora 18:30  pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:

Ju drejtohemi së pari familjarëve për  t’ju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për  përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrës.

Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysëm shtizë. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT