Show në Ukrainë për zgjedhjet presidenciale

20:30 | 20/04/2019

Presidenti aktual i Ukrainës Poroshenko është përballur në një debat televiziv me rivalin e tij, një aktor komik. Ky i fundit shihet ende si një fitues i mundshëm i balotazhit presidencial të së dielës.

Pesë vjet më parë një revolucion rrëzoi nga pushteti presidentin pro rus atëherë në fuqi, Viktor Janukovic, në Ukrainë. Në atë post u ul presidenti aktual Petro Poroshenko. Tashmë në prag ta balotazhit, gjërat mund të ndryshojnë sërish nga themeli.

Ka qenë një debat në formën e spektaklit ai në prag të balotazhit të presidencialeve të së dielës. Premtimi ishte ai i një shoutë vërtetë dhe objektivi u arrit

Në stadiumin olimpik të Kievit presidenti në fuqi Petro Poroshenko dhe sfiduesi i tij Vladimir Zelenski u përballën pa kursyer sulmet: nga njëra anë mungesa e eksperiencës së aktorit komik, dhe nga ana tjetër forca prepotente e një oligarku. Në sfond kishte batuta dhe kritika me tonalitete të ndryshme.

Ai që nisi debatin, sipas shortit, ishte Zelenski, i cili pranoi se kishte votuar për Poroshenkon në vitin 2014 por që kishte bërë dhe ai një gabim, sit ë gjithë.

Kjo pasi sipas tij, kreu aktual i shtetit ka vetëm një objektiv: të pasurojë vetëm dhe ekipin e tij. Aktori komik u shpreh se nuk ishte një politikan por një person i thjeshtë që do të luftojë sistemin aktual. Më pas duke iu drejtuar Poroshenkos ai u shpreh se ishte fryt i gabimeve të presidencës së tij dhe këtë duhej ta kuptonte.

Publiku e ka përkrahur, para se Poroshenko falë eksperiencës së tij, pyeti rivalin se si do të drejtonte ushtrinë e vendit; dhe se si do e përfaqësonte Ukrainën në skenën ndërkombëtare. Poroshenko u shpreh se vendi është në luftë dhe me këtë president të dobët do të shkatërrohej nga një armik si Putin.

Debate ka qenë i blinduar nga forca të shumta policie. Rreth 10 mijë agjentë rrethonin zonën.

Ndërkohë Zelenski, i cili në raundin e parë mori më shumë së 30 për qind të votave, dyfish më shumë se Poroshenko, mbetet sërish më I preferuar. Sipas sondazheve ai ka rreth 70 për qind të mbështetjes. Por deri mbrëmjen e së dielës asgjë nuk është e sigurt.


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono