Shkupi uron Kosovën

14:46 | 07/10/201914:460

Reagimet e para në Maqedoninë e veriut nga politikanë të partive shqiptare, për zgjedhjet në Kosovë, kanë qenë në formë urimi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend. Ata e cilësojnë fitoren e opozitës si një frymë të re shqiptare.

Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë zgjedhur rrjetet sociale për të bërë komentet e para për rezultatet  zgjedhjeve të djeshme në Kosovë. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde evropiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit.

“Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve” – shkruan Ali Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela gjithashtu ka uruar qytetarët e Kosovës për mënyrën demokratike të mbarëvajtjes së zgjedhjeve, por ka uruar edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për fiotoren në këto zgjedhje.

“Shqiptarët në Kosovë sot u përcaktuan për vlerën themelore të demokracisë, Ndryshimin. Urime Vetëvendosje, urime Albin.. Erdhi dita të mbash mbi supet e tua peshën e zhvillimit dhe progresit të Kosovës, të kthesh shpresën”, shkruan lideri i ASH-së në Facebook.

Edhe Kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami ka përshëndetuar, sic thotë, vlerat evropiane në organizimin e zgjedhjeve. Por, mes tjerash Kasami paralajmëron një frymë të re ndër shqiptarët.

“Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme!” ,  ka shkruar kreu i Besës Bilall Kasami në Facebook.

“Kjo mund të jetë fitore “e vogël” e VV-së, por është fitore “e madhe” e shqiptarëve të Kosovës” – ka qenë urimi i kreut të Alternativës Afrim Gashit, duke shfaqur shpresën për konstituimin sa më shpjet të institucioneve të reja në Kosovë.

“Zgjedhjet e mbrëmshme në Kosovë e patën edhe një porosi tjetër – po ndërrohen gjeneratat dhe po vjen një kohë e re me shpresë për të rinjtë dhe për vatrat tona. Fryma e këtij ndryshimi do të reflektohet edhe matanë kufijve” ,  ka shkruar kreu i Alternativës Afrim Gashi në Facebook./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono