Shkup, koalicioni qeveritar nis bisedimet për kandidatin për President

11:47 | 18/02/2019

Koalicioni qeveritar në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë sot bisedimet për përcaktimin e emrit të një kandidati konsensual për president. Veç dy partive kryesore të koalicionit, LSDM dhe BDI në bisedime mund të përfshihen edhe parti të tjera apo grupe interesi.

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoni LSDM dhe BDI sot pritet të fillojnë bisedimet për gjetjen e kandidatit konsensual për President të vendit. Nga LSDM kanë theksuar se më 3 Mars do të bëjnë të ditur emrin e kandidatit për President, por paraprakisht do të diskutohet me partnerët e koalicionit. Dje një intervistë dhënë Dojçe Veles, kryeministri Zoran Zaev shprehu besimin për një dakordësi shumë të gjerë për emrin e kandidatit për President.

“Besoj se do të bashkohemi më shumë parti politike për të qëndruarar prapa emrit të vërtetë që do të ketë shanse për të ngadhnjyer, por edhe që të jetë President më i mirë për vendin tonë”, ka deklaruar Zaev.

Edhe Bujar Osmani nga BDI theksoi se në takimin e sotëm do të shtrohen për diskutim të gjitha opsionet.

“Nëse do të arrihet një marrëveshje, natyrisht qe do të kërkojmë që ta zgjerojmë këtë mbështetje, fillimisht me partitë e tjera të koalicionit dhe më pas me grupe tjera të interesit me qëllim që të arrijmë një shumicë sa më të madhe pasi këtë e kërkon konsensualiteti”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Njëkohësisht LSDM ka shpallur konkurs publik, duke inkurajuar personalitete të ndryshme të paraqiten në këtë konkurs për kandidat për president./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono