Shktatërrohet grupi i kontrabandistëve, 17 persona në pranga

14:17 | 05/04/201814:170

Goditet një grup kriminal që kryente kontrabandë mallrash, ndërsa u prangosën 17 persona e 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas policisë së shtetit, u sekuestruan 2.7 ton kafe e dyshuar kontrabandë, vlera e së cilës në treg arrinte 900 mijë lekë.

Gjithashtu u bllokuan edhe 105 mijë paketa cigare pa pullë fiskale me vlerë 28 milionë lekë. Secili prej të ndaluarve kishte funksione të caktuara në këtë veprimtari te paligjshme si financues, transportues, magazinues apo tregtare.

Disa nga personat e arrestuar, sipas uniformave blu, janë me precedent penale,  të akuzuar më herët po për kontrabandë mallrash.

Malli i sekuestruar gjatë këtij operacioni policor shitej në dyqane, lokale dhe qendra tregtare.

Njoftimi i Policisë

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës. Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi. Sekuestrohet kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme për Operacione Speciale në D.V.P Tiranë, finalizoi me sukses operacionin “Kontrabanda 2018”.

Grupi ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 17 shtetasve në kryeqytet, mes tyre të proceduar edhe më parë:

• Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë
• Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.
• Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë.
• Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
• Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.
• Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.
• Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.
• Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.
• Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.
• Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
• Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.
• Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.
• Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.
• Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, por për shkak të specifikës së hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitetet. Arrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregëtues dhe apo magazinues malli. Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;
• 2 automjete të markave ‘Mercedez Benz’ dhe ‘Volkswagen Passat’;
• 28 telefona të markave të ndryshme;
• 105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;
• 300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono