Shkon në 47 numri i viktimave nga përmbytjet në Indonezi

10:00 | 04/01/202010:000

Zyrtarët e emergjencave në Indonezi deklaruan se numri i personave të vdekur nga përmbytjet në kryeqytetin e vendit Xhakarta, ka shkuar në 47.

Xhakarta këtë javë u përfshi nga reshjet më të mëdha sezonale të shiut në dekadën e fundit, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të vërshojnë në së paku 182 lagje.

Një zyrtar i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se rreth 400 mijë njerëz kanë kërkuar strehim në qytetin metropolitan pasi niveli ujit nga përmbytjet në disa zona ka shkuar në 5.8 metra.

Rritja e nivelit të detit dhe moti ekstrem, të ndikuar edhe nga ngrohja globale, po paraqesin kërcënim për qytetin me 30 milionë banorë. Xhakarta tashmë vlerësohet si qyteti që rrezikohet më së shumti në botë nga përmbytjet.

Kjo është shifra më e lartë e viktimave nga përmbytjet që nga viti 2013, kur 57 persona vdiqën  në kryeqytet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve./abcnews.al

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono