Shkolla e Hoteleri-Turizmit në Tiranë ndërtohet nga e para, Rama inspekton punimet

16:45 | 24/05/2019

Shkolla Profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë, ku ofrohen drejtimet Hoteleri – Turizëm dhe Teknologji Ushqimore është ndërtuar nga themelet. Për të parë punimet e kryera shkoi kryeministri Edi Rama.

272 milionë lekësh nga buxheti i shtetit u investuan për të rindërtuar shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama shkoi për ta inspektuar.

“Unë kam qenë këtu, ishte një degradim i madh”.

Kjo shkollë përgatit afro 1 mijë nxënës çdo vit. Me investimin e kryer synohet rritja e numrit të nxënësve dhe realizimi iprocesit mësimor vetëm paradite.

“Duke filluar nga shtatori, shkolla do ketë kapacitete më të mëdha edhe ne do t’i përgjigjemi më mirë tregut të punës për numër punonjësish. Për cilësi vetëm do ta përmirësojmë”.

Specifika e kësaj shkolle theksoi kryeministri e bën mjaft të kërkuar në një treg, ku turizmi po vjen gjithnjë e në rritje.

“Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe super të rëndësishme. Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet. Mirëpo kjo e gjitha kërkon kualifikim të madh”.

Kjo është faza e parë e projektit. Në fazën e dytë të tij parashikohet bashkimi i shkollës së vjetër me shkollën e re, si dhe shtimi i ambienteve dhe laboratorëve profesionalë. /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono