Shkoi për të studiuar në Britani, shqiptari përfundon në burg

14:55 | 12/01/2019

Një i ri shqiptar është burgosur me 2 vjet e 8 muaj në Angli. Ai ishte kapur duke u kujdesur për një fermë me kanabis, ku nga shitja e lëndës narkotike do përfitohej një shumë prej 672,000 euro. Shqiptari i lënë në burg nga ana e autoriteteve angleze është Armelind Rexha. I riu ka dëshmuar se kishte shkuar në Britani për të ndjekur studimet Master, por ishte “detyruar” që të kujdesej për një shtëpi me 800 rrënjë kanabis në Redcar.

Mirëpo kjo punë e dërgoi 22-vjeçarin pas hekurave. Ai u kap pasi oficerët e policisë bastisën shtëpinë në Station Road, Redcar, me 7 Dhjetor të vitit të kaluar. Shqiptari pranoi para trupit gjykues se më këtë punë ishte marrë nga  1 Tetori deri më 8 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ai tha se ishte detyruar nga persona të tjerë që të kujdesej për lëndën narkotike.“U detyrova që të punoja në atë shtëpi. Familja ime tani është e kërcënuar me jetë. Ata më detyruan me forcë që të bëja atë punë”.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës Alex Bousfield tha se, “Ai ishte thjesh një “kopshtar”. Ai ka punuar aty për dy muaj dhe ishte i vetëdijshëm se një ditë do të arrestrohej. Rexha është një njeri i arsimuar dhe ka një diplomë. Qëllimi i tij nuk ishte që të vinte dhe të përfshihej në kriminalitet. Por erdhi në Britani ilegalisht për të fituar para dhe më pas kishte dëshirë që të vazhdonte studimet e nivelit Master. Ai e ka pranuar fajin dhe ka bërë gjënë e duhur. Kur ishte nisur për të ardhur këtu mendonte se do punonte në ndërtim. Ai është shumë i dëshpëruar dhe ka tentuar të vetëvritet. Klienti im është shumë i shqetësuar për familjen e tij në Shqipëri”.

Por asnjë nga këto argumente nuk e ndaluan gjykatësin e çështjes që të jepte dënimin për shqiptarin./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono