Shkodranët e duan librin! Drejtori i bibliotekës: Ka shumë frekuentim

22:18 | 12/01/202022:180

Në biblioteken “ Marin Barleti” të Shkodrës ndodhen rreth 250 mijë libra me rreth 80 mijë tituj. Deri këtu duket si një bibliotekë e zakonshme, por kur nis e mëson mbi fondin e librave, ndalesh tek disa antikuarë të rrallë. Janë këto libra të cilët janë botuar para shekullit të 16 dhe kanë udhëtuar në vende të ndyshme deri sa janë grumbulluar në Shkodër.

Mes  tyre gjejmë edhe Kronikat e Marin Barletit apo dhe  “Historinë e Skënderbeut”, botim i vitit 1578.

Kureshtjen e atyre që e duan librin e shuan Drejtori i Bibliotekës së Shkodrës Maxhid Cungu.

“Dhe ajo që e bënë më të veçantë dhe më të pasur është shumë llojshmëria e koleksioneve që përmbanë, duke filluar tek koleksioni i Antikuariatit që përmbanë vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore qoft shqiptare, të vendi pra, por edhe të autorëve të huaj. Pjesë e këtij koleksioni janë librat INCUNABUL- (INKUNABEL), të prodhuara para shekullit të 16-të. Që kanë tematika të ndryshme duke filluar nga ato fetare, por edhe të drejtës Kanonike, apo librat gjuhësor, të historisë, gjeografisë. Është një fond i vecantë i dorëshkrimeve që përmbanë 155 njësi nga autor, kryesisht lokal, shumë të përmendur për historinë e Shqipërisë, për shkencen e albanologjisë. Siç janë At Shtjefen Gjeçovi, që ka pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. At Justin Rrota ku përfshihen dorëshkrime me shumë vlerë të tijat, dhe pastaj janë edhe autor të tjerë sic është Dora D’Istria dhe shkrimtar të tjerë”.

Disa nga librat e rrallë kanë shëtitur nga një dorë në një tjetër. Gjenden edhe shënimet se kujt i përkisnin ato.

“Çeta e Profetëve” e botuar në  vitin 1685, ishte kujtim i At Shtjefen Gjeçovit, të cilit i ishte dhuruar nga një prift nga Dalmacia në vitin 1910-të dhe më pas Gjeçovi e ka dhuruar At Justin Rrotës.

Po sa të interesuar janë lexuesit dhe studiuesit a mund ti marrin nga biblioteka për pak kohë? Cungu pohon se ka shumë interes për këto koleksione, por ato janë unik dhe nevojitet një procedurë e veçantë, për shkak edhe të ruajtjes së tyre nga dëmtimet.

“Fondi për të cilin flasim, natyrisht nuk është i ekspozuar për lexuesit e zakonshëm është një procedurë tjetër për ti vënë në dispozicion librat, janë me perdorim të kufizuar, për shkak edhe të vlerave që përmbajnë, por ruajtjes nga përdorimi, ruajtjes nga konsumi. Disa nga to janë dhe digjitale, mund të lexohen online”.

Pjesë e këtij fondit është dhe vepra e një rëndësie të veçantë botërore se Toma Akuini, që është botim i vitit 1486.

Gjatë kësaj vizite në blibliotekë na gëzoi fakti që ka frekuentim.

“Ka frekuentim nga çdo moshë dhe fëmijë, vijnë dhe nga qytete të tjera”.

Bibliotekat në qytetin e Shkodrës e kanë zanafillën  në vitin 1683 me bibliotekën e “Bogdanit”, me pas ishin biblioteka të shoqërive të ndryshme kulturore në qytetin e Shkodrës, siç është ajo e vitit 1899 e“Shoqnisë Bashkimi”, e kështu me radhë dëri tek kjo aktuale Marin Barleti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono