Shkodër/ Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore

12:02 | 17/10/2018

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim. Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.

Gjatē kontrolleve Policia arreston në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole. Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale në D. V. P. Shkodër si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal, këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono