Shkodër, këmbësorë e mjete ecin bashkë mes për mes rrugës


14:10 | 17/04/2018

Në qytetin e Shkodrës, lëvizja e mjeteve dhe e këmbësorëve bëhet në mënyrë kaotike dhe s’ka polic që mund të vendosë një rregull. ABC News sjell një vëzhgim se çfarë ndodh këtë qytet.

Këtu në Shkodër nuk do t’ia dijë kush për rregullat e qarkullimit. As drejtuesit e mjeteve dhe as këmbësoret. Biçiklistët aspak.

Çdo ditë që kalon dhe lëvizja në qytetin verior bëhet e vështirë. Të gjithë kanë frikë, kur dalin në rrugë .

Ata i thyejnë rregullat, por thonë se të futesh në kaosin e Shkodrës, duhet shumë kujdes.

Nga ana tjetër janë edhe këmbësorët. Pavarësisht pasojave, ata nuk shfrytëzojnë trotuarët për të levizur, por ecin mes për mes rrugës njësh me makinat.

Nuk ka segment në Shkodër të mos shikosh makina që parkohen dyshe. Mungesa e vendparkimeve i ka bërë rrugët të pafunksionueshme.

Qendra e qytetit dhe hyrje-daljet nga Shkodra janë pikat ku lindin problemet e rënda. Pasi aty ka fluks të madh të mjetesh dhe aksidentet nga pakujdesia janë të pashmangshme./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono