Shkëmbi: Lojtarët e mi s’kanë frikë! Golat e munguar? Nuk ka një modul…

13:48 | 08/11/201913:480

“Tre pikët janë më të rëndësishmet”. Fjalia e parë e thënë nga trajneri Bledi Shkëmbi para ndeshjes me Luftëtarin është e qartë. Teutës nuk i lejohet hap fals, edhe pse luan në transfertë. Trajneri korçar gjithsesi e vlerëson kundërshtarin e radhës dhe pret që lojtarët e tij të bëjnë më të mirën në fushë dhe të fitojnë.

“Është një përballje e vështirë, pasi ekipet e ashtuquajtura të vogla, apo që duken sikur kanë probleme ta bëjnë edhe më të vështirë. Kemi folur shumë, jemi stërvitur dhe shpresoj që nesër ta arrijmë atë që ne kërkojmë. Duhet të jetë fitorja detyrim, edhe pse në futboll nuk ka detyrime. Duhet të shkojmë e të luajmë për ta fituar ndeshjen dhe duhet ta fitojmë”, u shpreh Shkëmbi fillimisht.

Korçari më tej nuk pranon se kanë vuajtur vetëm me ekipet e vogla këtë sezon: “Nuk jam dakord. Teuta ka vuajtur edhe me ekipet e forta, jo vetëm me të dobëtat. Gjithçka varet nga momenti. Duhet të shohim para, jo prapa. Është një ndeshje e vështirë, mbase edhe një finale. Tre pikët do na mbanin në rrugën e duhur”.

Khalid dhe Nikac po kalojnë një krizë në shënimin e golave dhe Shkëmbi shpreson që ata të zhbllokohen. Gjithsesi ai pret edhe nga lojtarët e tjerë që të realizojnë. “Të gjithë duam të shpërthejnë sulmuesit, por kjo gjë duhet bërë në fushën e lojës. Shpresoj të jetë ndeshja e duhur që lojtarët sulmues të shënojnë. Nuk janë vetëm ata të dy, janë edhe të tjerët që duhet të ndihmojnë repartin e sulmit dhe të shënojnë”, tha tekniku i “Djemve të Detit”.

Shkëmbi, më tej flet edhe për numrin e pakët të golave të shënuar, që nuk e lidh me modulin e përdorur: “Nëse do dija ndonjë skemë që do të shënoheshin më shumë gola, atëherë do të luajë në atë mënyrë. Duhet të vazhdojmë me idenë tonë, të luajmë futbollin që kërkojmë. E thashë, shpresoj që të jetë një ogur i mirë dhe të shënojmë”.

Teuta është mposhtur në dy transfertat e fundit, por Shkëmbi nuk e sheh këtë pjesë. “Në fakt nuk jam tip që merrem me sa herë kam humbur apo fituar me një ekip”, tha korçari, i cili më pas pranon se i ndihmon fakti që kanë dy ish-lojtarë të Luftëtarit në ekip.

“Aleksi dhe Hoxha janë lojtarët tanë, ndër kryesorët. Do jetë një plus për ne, pasi nga kundërshtari kanë ikur ndoshta dy lojtarët më të mirë”, tha Shkëmbi, i cili në fund kundërshtoi frikën e lojtarëve të tij për të goditur në portë.

“Nuk jam dakord që kanë frikë të gjuajnë në portë, të luftojnë apo të luajnë futboll. Patjetër trajnerët kërkojnë më shumë, por jo çdo gjë bëhet në fushë. Punojmë në të dyja fazat e lojës dhe javë pas jave besoj se do të bëjmë maksimumin”, përfundoi trajneri i Teutës deklaratën e tij. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono