Shkëmbi: Asnjë justifikim, përgjegjësi jam unë! Po vuajmë para porte

15:46 | 09/11/201915:460

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Luftëtarin, u shfaq i zhgënjyer për barazimin e skuadrës së tij. “E vërtetë që dominuam, por nuk ka justifikime. Duhet të fitonim. Nuk duhej ta mendonim barazimin apo humbjen. Edhe pse dominuam, nuk është justifikim për mua dhe lojtarët”, tha Shkëmbi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Ndeshjet jashtë fushe? Nuk ka lidhje me problemet e së shkuarës, kur kemi hasur vështirësi jashtë fushe. Ky ekip është i ri. Nuk e mendoj si një vazhdimësi të mëparshme. Kishim raste, kishin lojën në kontroll dhe mundësi për të shënuar”.

“Mund edhe ta humbnim ndeshjen, Na mungoi qetësia para portës. Kur je shumë kohë përpara, normal mund të kesh mangësi prapa me gjithë atë fushë që i lë kundërshtarit”.

“U munduam të lëvizim në gjerësi, e bëmë mirë disa herë. Me gjithë ata lojtarë në zonën e tyre është e vështirë. Gjithsesi i patëm rastet, por nuk shënojmë. Ky është problemi më i madh i yni.

“Është shpejt të mendojmë për merkato. Objektivi është të marrim pikë, të fitojmë. Sot nuk e mendonim që nuk do fitonim. Nuk ka justifikime. Sa kohë të jem unë trajner, ata do të kenë besimin. Kur të vijë mundësia për afrime, atëherë do të ulemi e të flasim”.

“Pati disa momente kur ishin 2-3 lojtarë te topi. Nuk dua të justifikoj veten, por kemi punuar në stërvitje. ka momente që nxitohen dhe nga dëshira e madhe nuk bëjnë ato që kemi përgatitur dhe kemi punuar. Përgjegjësi i parë jam unë”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono