Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e trafikut të drogës

10:37 | 17/04/2018

7 persona përfunduan në pranga të policisë italiane, e cila shkatërroi një bandë ndërkombëtare italo-shqiptare të trafikut të drogës. Ata kryenin aktivitetin kriminal në Shqipëri, Itali, Belgjikë dhe Holandë.

Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare italo-shqiptare që merrej kryesisht me trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat fqinje që shkruajnë se në pranga përfunduan 7 persona. Ata kishin ndërtuar një bazë në Romë dhe kishin lidhje të fuqishme në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë.

Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë identifikuar si: “Aleks Boçi, 38 vjeç, Florian Prendi 29-vjeç, Edmir Hatija 41 vjeç dhe Elidon Shperdheja 38-vjeç. Hetimet ndaj tyre filluan pas operacionit “La Romana”, ku u arrestuan 18 persona, pjestarë të një fraksioni të organizatës mafioze italiane “Ndragheta”. Ndër to ishte dhe Francez Forigione, i cili çoi në zbulimin e celulës kriminale shqiptare me bazë në Romë.

Në bazë të hetimeve, Aleks Boci dhe Florian Prendi, me ndihmën e bashkëatdhetarëve në Belgjikë, menaxhonin trafikun e drogës mes Amerikës së Jugut, Veriut të Europës dhe kryeqytetit Italian duke përdorur marifete të ndryshme në portin e Anversës. Transportimi i drogës nga Belgjika për në Itali bëhej nga Edmir Hatija dhe Elidon Shperdheja. Gjithashtu ata bënin të mundur dhe dërgimin e parave të pista jashtë Italisë.

Në sajë të hetimeve është zbuluar se banda kriminale ka arritur të trafikojë mbi 130 kilogramë kokainë. Nga kjo sasi, policia italiane sekuestroi vetëm 9 kilogramë. Nga kokaina, grupi kriminal ka përfituar 1.6 milionë euro, nga të cilat 430 mijë janë sekuestruar.

/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono