Shkatërrohet biznesi fitimprurës i grupit italo-shqiptar
Il materiale sequestrato dai carabinieri

17:30 | 24/05/201917:300

Një bandë italo-shqiptare e specializuar në trafikun e drogës u shkatërrua në zonën e Ostia, Itali. Karabinieri arrestoi dy shqiptarë dhe dy italianë, pas një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet në Romë.

Hetimi kishte nisur në Korrik të vitit 2018 dhe ndiqej nga Prokuroria Publike e Romës. Nga hetimet u zbuluar se ishin dy grupe që bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Grupi i parë ishte i përbërë nga shqiptarë, ndërsa grupi i dytë ishte i përbërë nga italianë dhe rumunë.

Por lufta për territorin e drogës kishte përplasur shqiptarët me një grup tjetër të përbërë nga rumunë dhe iranianë. Rumunët dhe iranianët ishin përpjekur të rrëmbenin ngarkesën e drogës së shqiptarëve dhe kishte shpërthyer një sherr i madhe. Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të vitit 2018.

Nga përplasja me armë kishin mbetur të plagosur një shqiptar dhe një rumun, në tentativë për të vrarë njëri-tjetrin. Shqiptari kishte qëlluar me pistoletë ndaj rumunit duke e plagosur atë në gjoks, ndërsa rumuni kishte arritur ta godiste me plumb në shpatull shqiptarin.

Për shkak të lëndimeve të tij, rumunin kishte mbetur na ndjenjë, por falë ndërhyrjes së personelit të 118, ai u dërgua në spitalin San Camillo në Romë, ku ai iu nënshtrua një operacioni që i shpëtoi jetën.

Pas muajsh hetime karabinieri më 02.10.2018, arriti të arrestojë shqiptarin dhe rumunin që u përpjekën të vrisnin njëri-tjetrin. Shqiptari i ndaluar në atë kohë është 34-vjeçari me inicialet H.E dhe 27-vjeçari rumun me inicialet L.D.

Në bazë të kësaj ngjarje, karabinieri arriti të bjerë në gjurmët e një biznesi fitimprurës, falë shitjes së kokainës, marihuanës dhe hashashit në Jugperëndimit të kryeqytetit, në Ostia dhe Fiumicino. Ky aktivitet i paligjshëm drejtohej nga një grup italo-shqiptar i përbërë nga 4 persona të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm. Të arrestuarit, janë: H.D. 29-vjeçar shqiptar, K.M. 26-vjeçar shqiptar, F.G. 27-vjeçari italian dhe U.A. 27-vjeçar italian./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono