Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, 4 në pranga

19:30 | 09/05/2018

Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptare që merrej kryesisht me trafikimin e sasive të mëdha të drogës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat helene që saktësojnë se në një operacion në afërsi të Patras janë arrestuar 4 shqiptarë. Ata janë 3 meshkuj të moshës 37, 33 dhe 28 vjeç dhe një femër 26 vjeç. Banda kriminale kryente vazhdimisht transport të lëndëve narkotike nga Athina për në Patra. Mësohet se në operacionin e policisë greke është sekuestruar 10 kilogram kanabis, 8 celularë dhe rreth 900 euro. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono