Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, mes 22 të arrestuarve edhe shqiptarë

16:59 | 13/11/201916:590

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia greke në Athinë, ndërsa kanë përfunduar në pranga 22 persona.

Sakaq, mes të arretstuarve janë edhe dy shqiptarë. Operacioni u zhvillua në kryeqytetin grek dhe sipas policisë janë kontrolluar 20 shtëpi.

Gjithashtu janë sekuestruar, ndër të tjera, kokainë, heroinë,  42.100 euro, gjashtë makina, pistoleta, fishekë, si dhe makineri për përpunimin e kokainës.

Për të shpërndarë lëndën narkotike ky grup, që dyshohet se përbëhej me 50 anëtarë,  përdorte  mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë. Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Sipas mediave greke, hashashi kodohej si “goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat “karamele”. Heroinë ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono