Shisnin drogëra të forta në shkollat e Tiranës, 3 në pranga

18:47 | 15/03/2019

Tre persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të Policisë të koduar “Lapraka”, pasi shisnin drogëra të forta në ambjenetet e shkollave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Të arrestuarit me iniciale A. D., 25 vjeç, A. K., 45 vjeç, F. Q., 34 vjeçe të tre banues në Tiranë; ishin nën vënzgim me metoda speciale hetimi nga Antidroga.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhelëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë e kokainë, automjet, motorr, dorezë metalike dhe aparate celularë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të rregjistruar në 2019, finalizuan operacionin policor të koduar “Lapraka” në fushën e tregëtimit të lëndëve narkotike, gjatë të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë 3 shtetasit:

– A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen)
– F. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm kanë qënë në vëzhgim dhe ndjekje nga shërbimet e Antidrogës në funksion të procedimit penal të regjistruar të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregëtonin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe ambiente shkollimi droga të forta në formë dozash.

Në rrugën “Teodor Keko” është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qarkulluar me mjet shtetasi A.D.

Gjatë momentit të ndalimit për kontroll nga shërbimet e Policisë, ai ka hedhur në tokë një qese brenda të cilës ndodheshin 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll dhe në apartamentin e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, si dhe 20 doza.

Në vijimësi të operacionit janë lokalizuar në rrugën e “Durrësit” dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij, shtetasi A.K. dhe shtetasja F.C.

Nga kontrolli fizik shtetasit A. K. iu gjetën dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, ndërsa shtetases F.C. iu gjet në çantën e dorës një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 51.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;
– 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë;
– 10.3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– peshore elektronike;
– mjet motorr;
– aparate celularë;
– automjet.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono