Shfaqja kontraverse “Sllobodan Show” ka ngjallur polemika në Kosovë


08:56 | 12/03/2018

Serbët e Kosovës kanë një teatër në Mitrovicën Veriore që ata e quajnë teatri i zhvendosur i Prishtinës. Një shfaqje e tyre ka arritur deri tek faqet e New York Times dhe agjencitë botërore ndërsa brenda Kosovës ka shkaktuar shumë polemika.

Sllobodan show. Koha e xhingëlave dhe e krimit. Gjithçka është paralele mes shqiptarëve dhe serbëve nga politika, historia e deri tek teatri.
Aktorët serb nga Kosova kanë bërë një shfaqje për pasojat e udhëheqjes nga dinastija e Sllobodan Millosheviç. Janë të lindur në vitet e luftës dhe fajësinë nuk e komentojnë. E dinë që vuajnë pasojat e një kohe të errët.  Jellena Orllovic, ka lindur në vitin 1992 në Mitrovicë. Është aktore e teatrit në Mitrovicën e veriut, nga lufta nuk mbanë mend shumë.

Jellena Orllovic, Aktore: Vitet ’90 kanë lënë kujtime nga jeta dhe familja ime. Kemi parë vetëm televizionin publik nga prindërit e gjyshërit dhe kanë parë vetëm ato që u janë shërbyer. E konsideroj sukses të ndërtoj një qëndrim personal mbi këtë periudhë.

Sllobo për disa ishte lider, për të tjetër kryekasapi i Ballkanit. Në Hagë vdiq i akuzuar për krimet më makabre kundër njerëzimit për Bosnjen, Kroacinë dhe Kosovën. Me bashkëshkorten Mira Markovic jetonin si në përallë. Ajo u arratis për në Moskë ku ende jeton si profesoreshë me të birin Markon.

Nenad Todorovic, Regjisor: Duhet të mendojmë në një mënyrë të përgjegjshme dhe kjo është kur ne të merremi me demonët tanë dhe jo qiftet italiane si Romeo dhe Zhulieta, por me atë pasojat e së cilës sot thellësisht i jetojmë.

Jelena Bogavac, Autore e Tekstit: Pas shumë intervistash kemi ardhur tek emërtuesi i përbashkët i tragjedive personale në përgjithësi është Sllobodan Milloshevici dhe periudha historike e qeverisjes së tyre.

Ankthi me historinë dhe pasojat vazhdon. Aktorët thonë se nuk bëjnë gjyq, por duan debat me të shkuarën.
Jellena Orllovic, Aktore: Nuk dua të komentoj se çfarë ka ndodhur, për këtë është e nevojshme kohë. Por, unë jam krenare me vetën pasi kurrë nuk kam refuzuar bashkëpunim me shqiptarët dhe kam krijuar edhe miqësi të mëdha.

Familja e lumtur nuk është më në pushtet. Aktorëve të rinj u ngelet vetëm koha në mes të së shkuarës dhe të ardhmes dhe çmimi i një periudhë pa kujtesë. /abcnews.al

Gazetar: Idro Seferi

Operator: Predrag Barbul

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono