Shfaqet në kinema premiera e filmit “Dorëzimi i Shkodrës”

18:20 | 18/10/2018

U shfaq premiera botërore e filmit “Rrethimi i Shkodrës” në kinema. Filmi është xhiruar para vitit 1913. Drejtoresha e Arkivit, Iris Elezi, e cilëson një mbrëmje magjike shfaqjen e këtyre pamjeve të rralla të Shkodrës. Ajo tha se pamjet arkivore duhet jo vetëm të ruhen, por edhe të prezantohet dhe bëhen të njohura publikut.

Këto janë pamjet e Shkodrës pas përfundimit të rrethimit gjashtë mujor. Filmimet mendohet se janë xhiruar para vitit1913 kur kinemaja ishte vetëm 15 vjeç. Operatorët udhëtonin në çdo cep të botës për të xhiruar ngjarjet. Ky film pa zë u shfaq premierë në kinema. 7 kronikat e xhiruara 100 vite më parë në Shqipëri dhe Ballkan kanë vlera të mëdha për kinematografinë, historinë dhe etnografinë.

7 kronikat e shkurtra bardhezi që ngjajnë të pikturuara me dorë, janë pjesë të programit “Në kërkim të Perandorisë Otomane”, dhe u përzgjodhën në bashkëpunim me kuratoren e filmit pa zë të Insitutit të Filmit EYE të Hollandës, znj. Elif Rongen-Kaynakci.

Ky filmim pa zë bardhezi u gjet në Kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008 dhe pas procesit të restuarimit në dixhital dhe 35 mm në laboratorin Hungarian Film Lab, do të ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono