Sheva: Milani si një film, ja pse Maldini është ikona e kuqezinjve

11:57 | 14/12/201911:570

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, është rikthyer të flasë për kuqezinjtë në kuadër të 120 vjetorit të klubit. Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ai cilëson Paolo Maldinin si simbolin e klubit italian, jo vetëm për periudhën që ai ka luajtur me Milanin.

“Do të thoja Maldini, pasi përfaqësonin Milanin në kohën time dhe gjithashtu Milanin ndër vite. Klubi ka pasur shumë kampionë, si Gianni Rivera, Franco Baresi dhe të tjerë. Paolo është simbol i periudhës time te Milani, por edhe një lojtar i veçantë. Babai i tij, Cesare, ka qenë kapiten si ai. Më pas edhe trajner, kurse Paolo është tani drejtor. Gjithashtu edhe djali i tij tani luan për Milanin”, deklaron ukrainasi.

“Është një histori që kalon përmes epokash të ndryshe dhe besoj se është më shumë unike, se sa e rrallë në botën e futbollit. Për këtë arsye, nëse do të duhej të zgjidhja vetëm një emër, do të ishte korrekte të zgjidhja Paolon”, shton ish-sulmuesi, i cili ka fituar edhe “Topin e Artë” me Milanin.

“120 vjetori i Milanit është një festë e madhe jo vetëm për ne që kemi luajtur në fushë, por për të gjithë tifozët anembanë botës. Milani është unik, ai është si një film i shkëlqyeshëm që nuk mbaron kurrë. Ato që e pëlqejnë futbollin e dinë shumë mirë këtë,” përfundon Shevchenko. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono