Sherr mes të rinjve tek Ekonomiku, Kule: Ndodhi jashtë godinës së Fakultetit

15:07 | 05/11/201915:070

Një grup studentësh të Ekonomikut në Tiranë janë konfliktuar me dy të rinj nga jashtë fakultetit. Dekani Dhori Kule thotë se ngjarja nuk ka ndodhur brenda ambienteve të fakultetit dhe se për këtë duhej të përgjigjej Policia e Shtetit që ruan edhe zonën e Qytetit Studenti.

Një grup studentësh janë konfliktuar me dy të rinj pasditen e së hënës në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Si pasojë e konfliktit, një student ka përfunduar në Spitalin e Traumës. Dekani i Fakultetit, Dhori Kule thotë se konflikti ka ndodhur jashtë godinës ku zhvillohej mësimi.

Dekani shprehet se në ambientet e Fakultetit ka roje sigurie private, hapësirën e jashtme ku ndodhi edhe konflikti e kontrollon Policia e Shtetit që siguron rendin në Qytetin Studenti.

Partia Demokratike e ka konderuar ngjarjen në Fakultetin Ekonomik si dhunim të institucioneve të arsimit të lartë. Ish-deputeti Luciano Boçi thotë se hyrja në auditore në mes të procesit mësimor e personave të paidentifikuar është një ngjarje e rëndë.

Për pedagogun e Fakultetit Ekonomik, kjo ngjarje është e paprecedentë dhe tregon se strukturat e shtetit nuk funksionojnë siç duhet.

Duke marr shkas nga sherre të tilla në ambientet e universitetit, studentët shprehen se shpesh ndihen të pambrojtur. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono