Shënohet viktima e 39 në Turqi, ministri i Brendshëm nuk i mban dot lotët për ceremonitë mortore

22:26 | 26/01/202022:260

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në rrethin Sivrice të Elazig u rrit në 39.

Gjithashtu ai sqaroi se asnjë i plagosur nuk është në gjendje kritike.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu nuk mundi t’i mbante lotët  kur po tregonte rastet e ceremonive mortore të të vdekurve nga tërmeti.

“Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”, është shprehur ai.


Süleyman Soylu canlı yayında gözyaşlarını tutamadı

Ai gjithashtu tregoi rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur në rrënoja.

“Dëshpëruese! Nën rrënojat, fjalët e babait: “Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe”, tha ministri.

Kujtojmë që bilanci i të vdekurve është 39 dhe personat që u nxorën të gjallë janë 45 pas tërmetit të mbrëmjes së të premtes në Turqi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono