Shënohet rekordi me temperaturat në Antarktidë

14:26 | 14/02/202014:260

Antarktida ka shënuar rekord me temperaturat, duke tejkaluar mbi 20 gradë celcius. Studiuesit kanë regjistruar një temperaturë prej 20,75 gradë në një ishull të Antarktidës.

Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer i tha AFP se “kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë”.

Por ai paralajmëroi që temperatura, e regjistruar në 9 shkurt, ishte vetëm një lexim dhe jo pjesë e një grupi të të dhënave afatgjata.

Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, me një lexim të temperaturës 18.3C në gadishullin Antarktik.

Ky lexim i fundit u mor në një stacion monitorimi në ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit.

Megjithëse temperatura është një rekord i lartë, Schaefer theksoi se leximi nuk ishte pjesë e një studimi më të gjerë dhe kështu, në vetvete, nuk mund të përdoret për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen.

“Ne nuk mund ta përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen”, tha ai. “Është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zone”, shtoi ai.

Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore të KB (OMO), temperaturat në Gadishullin Antarktik janë rritur me gati 3 gradë gjatë 50 viteve të fundit. Gjatë 12 viteve të fundit, akullnajat kanë pësuar ndryshim.  Muaji i kaluar ishte gjithashtu një rekord, duke qenë si ishte Janari më i ngrohtë i Antarktidës. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono