Shengen, KE: Qytetarët e Ballkanit duhet të aplikojnë online për udhëtimet

16:10 | 09/09/2018

Bashkimi Europian ka aprovuar sistemin e informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS. Në një intervistë eskluzive, zëdhënësja e komisionerit Avramopoulos, Tove Ernst, shprehet për ABC News, se në bazë të sistemit elektronik ETIAS, qytetarëve të Ballkanit do t’ju duhet gjithashtu të aplikojnë online për të marrë një autorizim për të udhëuar në zonën Shengen. Aplikimi është shumë i shpejtë, i lehtë për t’u bërë dhe merr 10 minuta vetëm duke qenë i pajisur me pasaportë. Verifikimi automatik bëhet në bazë të disa grupeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, Interpoli. Nëse sistemi shënon problem, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur do të marrë  maksimumi 4 javë.

Pyetje“Bashkimi Europian miratoi rregulloren lidhur me sistemin evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS). Në bazë të këtij sistemi, qytetarëve Ballkanit, përshirë ata të Shqipërisë, do t’ju duhet të aplikojnë online para udhëtimit të tyre në zonën Shengen. Si funksionon sistemi ETIAS”?

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: “Shumë vende, përfshirë qytetarët e Ballkanit, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA do t’ju duhet të aplikojnë online për një autorizim para udhëtimit të tyre. ETIAS është një sistem autorizimi elektronik, siç është ai i Kanadasë, SHBA-së apo Australisë. Sipas statistikave që kemi, shumica dërmuese e aplikantëve nuk do kenë problem për të marrë një përgjigjje pozitive dhe autorizim për udhëtim. Aplikimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ai merr normalisht 10 minuta dhe përfundon me një përgjigje pozitive dhe autorizim brenda. Ajo që duhet theksuar është që nuk është një vizë, por një autorizim udhëtimi”.

Pyetje: “Cilat janë kategoritë apo personat që rrezikojnë t’ju refuzohet aplikimi”?

Tove Ernst: “Në raste kur sistemi sinjalizon një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale. Edhe këtu ne presim që verifikimi të çojë në një rezultat pozitiv. Nëse nuk çon në një përgjigjje pozitive, kjo do të thotë që ka një alarm të caktuar për personin në fjalë”.

Pyetje: “Eshtë Europoli apo Interpoli që do t’i verifikojë të dhënat”?

Tove Ernst: “Për shumica dërmuese të rasteve, përgjigja është automatike. Kur bëhet aplikimi elektronik, duhet vetëm pasaporta. Sistemi pastaj bën verifikimin automatik në bazë të disa grupimeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, etj. Nëse sinjalizohet një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur, atëherë përgjigja do të marrë maksimumi 4 javë”.

Pyetje: “A është konceptuar ETIAS si një sistem që ndalon abuzimet në zonën Shengen, apo gjithashtu për të parandaluar terrorrizmin dhe krimin e organizuar”?

Tove Ernst: “Sistemi është konceptuar pikërisht për këtë. Kjo i jep mundësi shteteve anëtare që të verifikojnë paraprakisht nëse ka persona që duan të udhëtojnë në BE që përbëjnë rrezik sigurie,të tipit dyshime për kryerjen e një krimi, nëse është lëshuar një mandat arresti europian ndaj tyre dhe raste të tjera. Pra, ne do të dijmë paraprakisht nëse ka një rrezik lidhur me një person të caktuar para se ai të kalojë kufirin. Kjo na jep mundësi që ta parandalojmë rrezikun para se të depërtojë në territorin europian. Mbron Bashkimin Europian dhe qytetarët europianë. Momentalisht, nuk do të ndryshojë gjë për qytetarët e Ballkanit, por në vitin 2021, kur sistemi do të jetë operacional, atyre do ju kërkohet të bjënë aplikimin online ETIAS”.

/abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono