“Shembull për Shqipërinë”, si do t’i presë Lezha turistët

16:30 | 24/05/2019

Mori flamujsh të shteteve të ndryshme kanë dekoruar rrugën e Shëngjinit në Lezhë. Kjo iniciativë e një biznesmeni ka për qëllim për t’i uruar mirëseradhje pushuesve në këtë sezon turistik.

Kështu do të jetë hyrja e Lezhës dhe Shëngjinit këtë sezon turistik. Janë rreth 400 flamuj të shteteve të ndryshne që kanë kolorizuar udhëtimin drejt kësaj zone turistike.

Ideja dhe realizimi janë produkt i Arben Fushajt, administrator biznesi. Është mënyra që ka zgjedhur ai për të ju uruar mirëseardhjen të gjithë pushuesve vizitorëve dhe turistëve. Kurse Lezha do të mirëpresë mbi 6 mijë turistë këtë fund Maji për festivalin e muzikës elektronike që do të zhvillohet tek Rana e Hedhun.

Edhe punën po e bën personalisht dhe thotë se biznesi duhet të angazhohet për të bërë sa më shumë në fushën e turizmit. Fushaj është i bindur se kjo panoramë do të ndikojë në klimën e turizmit në Lezhë dhe si një mënyrë e mirë për të promovuar zonën.

Po realizoj diçka si të veçantë për qytetin tonë dhe që të jetë shembull për Shqipërinë se gjithë ata turistë që do bëjnë një foto do ta hedhin nëpër Facebook, Instagram e tjerë dhe i jep më vlerë si Lezhës, Shëngjinit dhe Shqipërisë në këtë rast”, tha Fushaj.

Prej 3 ditësh Arben Fushaj i është përkushtuar ndryshimit të fasadës për hyrjen në Lezhën turistike, ndërsa gjithçka do të jetë gati ditën e shtunë dhe në vazhdim./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono