Shehi: Rrëzuam komunizmin dhe dështuam në ndërtimin e demokracisë

21:54 | 12/02/202021:540

I ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi nuk u shpreh optimist sa i përket situatës politike në vend.

Sipas tij Shqipëria është në një përmbysje të madhe ekonomike, ndërsa sa i përket ndërtimit të shtetit të së drejtës Shehi tha se deri tani kanë dështuar.

“I varfëri, i urituri nuk mendon për demokracinë. I urituri nuk njeh shije. Nga kjo pikëpamje Shqipëria është përmbysje e madhe ekonomike. Sistemi arsimor ende është difektoz. Ne kemi dështuar për të ndërtuar shtetin e së drejtës”, u shpreh Shehi.

Më tej ai theksoi se lidershipi shqiptar synon arritjen e interesave vetiake.

“Ishim të zotët të rrëzonim komunizmin, por për të ndërtuar demokracinë kishim të gjithë difektet tona. Edhe unë marr përgjegjësitë e mia për disa gjëra. Pak a shumë sot operojmë si ekonomitë e tjera, por si shtetet e tjera nuk operojmë akoma. I kemi shpërdoruar disa detyra për interesa vetiake. Lidershipi shqiptar mendon se kjo karrige është e imja dhe nuk lëshon më”, tha Shehi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono