Shehi për ABC News: “Të ndryshojë sistemi politik i zgjedhjeve”


17:50 | 04/12/2017

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, tha për ABC News se nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk nis nga ndryshimi i sistemit, atëherë ai do te tërhiqet nga ky komision. Për Shehin sistemi i sotëm elektoral ka dëmtuar vendin ndërsa shqetësimet mbi mënyrën e votimit, në këtë fazë, janë vetëm teknike, jo politike.

Anëtari i Komisionit të Reformës Elektorale, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, thekson rëndësinë për një pozicionim politik të partive sa i përket reformimit të sistemit zgjedhor.

“Pavarësisht se për efekt të vjedhjeve, të abuzimeve që janë bërë ndër vite në kutitë e votimit, mënyra e të votuarit dhe të numëruarit është bërë një çështje e madhe dhe në fakt ka marrë një peshë politike, por në fakt nuk është një çështje politike, kjo është një çështje teknike. Një sistem A mund të votohet elektonikisht, mund të votohet në mënyrë tradicionale, të numërohet me komisionerë ose mund të numërohet në mënyrë elektronike.”

Ndryshimi duhet madhështor, thotë Shehi, i cili thekson se përpara se të arrijnë tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, ligjvënësi shqiptarë duhet më parë të sigurojë tre kushte.

“Fatkeqësisht OSBE/ODHIR merret me problematikat që burojnë nga votimi. Domethënë nuk merret me sistemin. Sistemin e konsideron të mirëqenë sepse në fakt, sistemet në asnjë rast nuk janë të këqinj nëse interpretohen mirë. Që ky sistem që është sot, proporcional-rajonal është i gabuar për Shqipërinë, të gjithë nuk e kanë dashur edhe gjykojmë, që tani të gjejmë një sistem tjetër, nga i cili të burojë përfaqësim demokratik, tani kjo është esenca e sistemit, qeveri e qëndrueshme dhe mundësi sa më e vogël abuzimi mbi votën.”

Një formulë të preferuar e ka.

“Unë për vete do të zgjidhja një sistem, i cili është mazhoritar, i kombinuar me proporcional. E dyta e punës, do të reduktoja numrin e deputetëve, jemi shumë tashmë, 140. I rikthejmë të drejtën shqiptarëve për të votuar jo vetëm partinë, por edhe individin. Gjë që ia kemi mohuar fare. Praktikisht ne votojmë tre veta në Shqipëri. Ne votojmë Edi Ramën, Lulzim Bashën edhe Ilir Metën. Ne nuk votojmë as platformën, as ide, as personazhe.”

Për sistemin aktual mendon se është ligji më reaksionar i miratuar në 27 vite demokraci, ndaj refuzon skenarin e mundshëm të një Komisioni Reforme Elektorale si ai i legjislaturës së kaluar, i cili nuk prodhoi asnjë rresht.

“Unë do të vija një sistem mazhoritar i korrektuar me proporcional në raporte dy me një që praktikisht, korrektimi shkon pothuajse deri në fundit.”

Komisioni i Reformës, vetëm pak kohë më parë miratoi numrin e ekspertëve të cilët do të ndihmojnë palët politike në përgatitjen e reformimit të sistemit elektoral./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono